Loading...

Vlore:Sekuestrohet një shumë e madhe eurosh e dollarësh, ja kujt i përkisnin

[sgmb id=”1″]

Vijojnë sekuestrimet e aseteve të përfituara në mënyrë të paligjshme. Policia e Vlorës sekuestroi në kuadër të plan operacionit “Vjeshtë 2017” vlera monetare prej 44.900 Euro dhe 9900 USD !

Në kuadër të Plan Operacionit ”Vjeshtë 2017”, lidhur me sekuestrimin e aseteve të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme, Policia Vlorë ka bërë të mundur sekuestrimin e disa vlerave monetare.

Konkretisht, janë sekuestruar 44.900 Euro dhe 9900 USD, në posedim të shtetasit L.M., 22 vjeç, banues në Vlorë, shuma monetare të cilat dyshohen të jenë përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com