[sgmb id=”1″]
Vlorë Përndjek dhe kanos me mjete të ftohta prerëse një shtetase, arrestohet nga Policia. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë një shtetas pasi më datë 15.10.2017, ka kanosur me mjete të ftohta prerëse (thikë), për motive të dobëta shtetasen E.M., 54 vjeçe. Konkretisht, Policia ka arrestuar shtetasin :
Rahman Ademi, 54 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi Rahman Ademi prej hetimeve policore ka rezultuar se e ka përndjekur shtetasen E.M., për një kohë të gjatë.
Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartë përmendur për veprat penale ”Kanosja”, ”Përndjekja”, dhe ”Prodhimi, mbajtja, blerja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 84, 121/a dhe 279 të Kodit Penal.