[sgmb id=”1″]
Orikum-Vlorë I konstatohen në stanin e tij sende të vjedhura, arrestohet në flagrancë nga Policia !
Efektivët e Stacionit Policor Orikum, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale si edhe pas një informacioni se në stanin e shtetasit
: Lahe Kulluri,
në vendin e quajtur ”Raguza 1”, në Gadishullin e Karaburunit, mbanë të fshehura sende të vjedhura, kanë ushtruar kontroll pikërisht për këtë qëllim.
Gjatë kontrollit të ushtruar, në stanin e tij Policia ka konstatuar sende të ndryshme, të rezultuara të vjedhura, pasi është dhënë kallëzim një ditë më parë prej shtetasit T.Ll., pronari i sendeve.
Në përfundim të hetimeve Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin
: Lahe Kulluri, 58 vjeç, banues në Orikum.
Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.