[sgmb id=”1″]
Vlorë Vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore shtetasit të cilët kryejnë vepra penale ! Arrestohet në flagrancë një shtetas për prodhim dhe shitje të narkotikëve si edhe për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit ! Efektivët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :
Arsen Shyti, 34 vjeç, banues në Vlorë.
Këtij shtetasi i është konstatuar prej shërbimeve të Policisë, në mjetin e tij tip ”Mercedes Benz”, 7 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, si edhe një krëhër armë zjarri tip pistoletë me 4 fishekë në brëndësi, të cilën e posedonte pa leje.
Materialet u referuan Prokurorisë ndaj tij për veprime të mëtejshme proceduriale.