[sgmb id=”1″]
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë një denoncim të fortë ditën e sotme, ku sipas tij, një i burgosur ka vdekur në burgun e Fierit.
Përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’, duke postuar mesazhin e qytetarit dixhital, Berisha pohon se shkak i vdekjes është bërë moslejimi i ilaçeve për të nga drejtori i burgut.
Berisha ka bërë të ditur se kjo ngjarje po mbahet e fshehtë nga autoritet.
Ja çfarë shkruan në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha:
Narko-qeveria fsheh vdekjen e te burgosurit!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Prsh nga SR.
I nderuar z Berisha
Ju vemë ne djeni se dje ne burgun e fierit ka vdekur nje i burgosur dhe auteritetet po e mbajn te fshehte. Ka vdekur pasi prej shum kohesh drejtori i burgut si lejonte qe familjaret ti fusnin ilacet, dhe arsyeja esht mos pagimi haracit. Familjaret ne kushte te veshtira ekonomike me zi i blenin ilacet dhe skishin mundesi te paguanin haracin te drejtori. Ku jan medjat ku jan gazetaret? I ka kapur i gjati ju ka ven kembet ne nje kepuc. Ju lutem bejeni problem kemi besim te ju. Ju lutem anonim”.