Loading...

Shqiptari ishte i papunë por bënte një jetë luksi, i sekuestrohen 70 kg marijuanë

[sgmb id=”1″]

Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në zonën Borghesiana në Romë, pasi u kap në banesën e tij me 70 kilogramë marijuanë.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur e kishte fshehur lëndën narkotike në dyshek.

Shqiptari, i cili ishte i papunë jetonte në rrugën Nuragus.

Pas kontrollit në banesë 26-vjeçarit iu gjet sasia e drogës, të cilën e kishte fshehur në qese plastike. Sasia e lëndës narkotike u sekuestria, ndërsa shqiptari u dërgua në burgun Regina Coeli.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com