[sgmb id=”1″]
Pasi avokati i tij kërkoi rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë, fjalën në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores e mori e vetë Saimir Tahiri.
Zëri i tij nuk dridhej, ai ishte i qartë dhe i prerë kur tha se ishte i gatshëm të hetohej por kurrsesi s’mund të mbante llum mbi shpinë. Jo vetëm kaq, por guxoi të ngrinte zërin dhe të thoshte se “Pranga politike s’do pranonte kurrsesi në duar”, teksa replikonte me deputetin e PD.
“Ja u them qartazi dhe prerë, me fytyrën lart se do jem këtu e nuk lëviz asnjë sekondë deri sa të dalë e vërteta, por llumin nuk e pranoj”,- tha ai.