[sgmb id=”1″]
Nga Endrit Papadhimitri/
Ku e gjejnë guximin këta tre prokurorë që të genjejnë para përfaqësuesve të popullit?
Ku e gjejnë guximin këta tre “profesionistë” me eksperiencë, të kërkojnë arrestin për një njeri, nisur nga disa llafe portalesh, nën dritën e prozhektorëve të medias?
E ku e gjejnë kurajon këta makutë, që të na poshtërojnë kaq shume neve si popull, me deklaratat se kanë një sekret për të treguar: që një shofer kamioni me emrin Sajmir bënte transportuesin?
A thua të jetë ky nga ai guximi tipik i malësorëve që s’i tuten asgjëje? Barrë e madhe kjo me siguri, për cdo malësor që sot është ndierë i turpëruar nga këta tre tropojanë “ba din e pa iman”, që ligjet po i përdorin si gurë në një lojë bilardoje.
Shfaqja e sotme e tyre është një këmbanë alarmi. Ata të tre nuk po i cënojnë qetësinë, lirinë, jetën e përditshme vetëm Saimir Tahirit. Jo të dashur bashkëqytetarë!
Duke na shitur sapunin për djathë, ose ose, thasët me drogë të shoferit Sajmir si prova për ministrin Tahir, po krijojnë precedentin më të rrezikshëm në Shqipëri.
Nuk e kam fjalën për precedentin që përmend Ministri Xhafaj, për përdorim të prokurorisë nga politika! Po për mënyrën arogante se si po legjitimojnë para cdokujt, padrejtësinë e pjellë nga intriga e medikoriteti profesional bashkë.
Cfarë duan të na thonë ne shqiptarëve të zakonshëm duke kërkuar arrestimin pa prova, nga një hetim 72 orësh, të një deputeti, përfaqësuesit tonë të zgjedhur? Se kur e bëjnë për atë dhe aq hapur, ne shqiptarëve të thjeshtë, e kanë shumë më të lehtë për t’ua “këputur qafën”?
Në fakt, e sotmja është vetëm maja e ajsbergut. Sepse këta të tre sot, me performancën jurdike krejt mediokre, e krejt padashur, nxorën lakrat që janë qelbur për 25 vite në pazarin e sistemit të drejtësisë
Nëse tre prokurorë të krimeve të rënda, institucionit më të rëndësishëm të akuzës, u thahet pështyma kur pyeten se ku i kanë provat, imagjinoni se cfarë ka ndodhur për vite e vite të tëra, atje tej në prokuroritë e rretheve, ku nuk hyn dot as drita e medias, as gjykimi i opinionit publik. Atje ku akuzat veprojnë si sharrë që pret në mes, jetë njerëzish, nga dora e ca të fortëve me “eksperiencë” të provincave.
Ja pse këta të tre, nxorën sot fytyrën e vërtetë të sistemit, nga errësira që e ka ushqyer atë, e ku flejnë edhe dosjet e padrejtësisë ndaj shqiptarëve. Ky është një alarm, për shqiptarët, për ambasadorët e huaj, për këdo që i ka ardhur në majë të hundës me këta shakatorë të rrezikshëm!