[sgmb id=”1″]
Shkencëtarët britanikë do të revolucionarizojnë trajtimin e shikimit pasi të zhvillojnë një mënyrë të re për të rritur kornean e syrit.
Ekspertët kanë krijuar kornean artificiale në një sipërfaqe të lakuar.
Procesi zgjat tre muaj duke përmirësuar cilësinë dhe transparencën e korneas.
Puna e ekspertëve në Universitetin e Newcastle dhe Universitetin e Kalifornisë është e rëndësishme, pasi ka një mungesë të madhe të korneave të dhuruara.
Kriza është përkeqësuar pasi kornea nuk mund të përdoret nga dikush që ka pasur kirurgji laseri në sy.
Hulumtimi i tyre tregoi se qelizat korneale të izoluara nga donatorët dhe të rritura në sipërfaqet e lakuara, rregullojnë veten në rrjetë.
Qelizat e rritur në këtë mënyrë arrijnë shtrirjen e saktë që i japin fuqinë dhe transparencën kornesë njerëzore.
Teknika e re mund të ndryshojë se si indet artificiale janë rritur tradicionalisht në laboratorë në mbarë botën.
Transplantimi i kornesë përfshin një operacion për të hequr kornenë e dëmtuar dhe ta zëvendësojë me inde të shëndetshme donatore.
Kornea është pjesa transparente e përparme e syrit, e cila mundëson hyrjen e rrezeve të dritës në brendësi të tij, për në retinë dhe prej andej përcillet në tru ku edhe realizohet perceptimi i imazhit.
Kornea normale është një sipërfaqe e lëmuar, asferike në formën e xhamit të orës, e rrumbullakët në qendër dhe vjen duke u sheshuar në periferi. Kornea është e ndërtuar nga fibra të kolagjenit të orientuara kryesisht në mënyrë paralele.