[sgmb id=”1″]
Sigurisht keni dëgjuar për teoritë e konspiracionit, të cilat në mënyrë të vazhdueshme thonë se Toka do të shkatërrohet nga planeti X ose Nibiru, ndërsa ekzistimin e tij NASA asnjëherë nuk e ka konfirmuar.
Duket se shkencëtarët tash kanë nisur të ndryshojnë mendimin dhe thonë se nuk hedhin poshtë mundësinë për ekzistimin e tij.
Astronomët megjithatë kanë gjetur fakte se ekziston një planet i padukshëm në sistemin tonë diellor.
“Ekzistojnë pesë linja të fakteve të vëzhgimit, të cilat dëshmojnë për ekzistimin e planetit të nëntë”, thotë astro-fizikani Konstantin Batijin, i cili shpreson që në bashkëpunim me mentorin e tij, profesorin Mike Brown, në pesë vjetët e ardhshëm do të gjejnë vendndodhjen e planetit.
Ai thotë se nuk ka shanse që planeti X ose Nibiru t’i afrohet Tokës dhe se nuk paraqet rrezik.
Fakti më u fuqishëm është ekzistimi i pranisë së valëve të gravitetit, të cilat mund të detektohen në ndërveprim me objektet tjera në Sistemin Diellor, të cilat janë shumë të fuqishme dhe vijnë nga një distancë e madhe.
Dy shkencëtarët besojnë se planeti misterioz është dhjetë herë më i madh se sa Toka.
Për vendndodhjen e planetit atyre do t’iu ndihmojë teleskopi Subaru, ndërsa punën e tyre ata e kryejnë nga observatoriumi në Havaje.