[sgmb id=”1″]
Një 29-vjeçar shqiptar, i quajtur Dritan Hasani, ka goditur me një çelës në sy një djalë italian, 22-vjecar.
Ky i fundit punonte badigard në një pub. Shqiptari ra në prangat e policisë italiane. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një pub në Tovo San Giacomo, ku sipas dëshmive në polici, grindja që ka nisur për motive banale ka degjeneruar në dhunë fizike. Shqiptari banor në Finale Ligure, tani ndodhet në paraburgim dhe pret dënimin.