Loading...

Sherr me armë mes shqiptarëve në Itali

[sgmb id=”1″]

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në qendër të komunës italiane Barzio. Nga mediat italiane raportohet se një shofer nxori nga brezi një pistoletë dhe e shkrepi.

Fatmirësisht ai e drejtoi armën drejt tokës dhe askush nuk u lëndua.

Policia vendase ka njoftuar se ai që shkrepi armën ishte një shtetas shqiptar, i cili qëlloi për të trembur një tjetër shofer, edhe ai shqiptar.

Ngjarja ndodhi pasi makinat e të dyve u përfshinë në një aksident rrugor.

Por pas të paktën një të shtëne, autori hipi sërish në mjetin e tij dhe u largua.

Mediat italiane shkruajnë se efektivët janë ende në kërkim të shqiptarit i cili qëlloi me armë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com