[sgmb id=”1″]
Banda e Habilajve, arrestuar per trafik nderkombetar te lendeve narkotike do te dale para gjykates italiane me daten 31 tetor. Sakaq, sot behet me dije se jane sekuestruar 6 prona te Habilajve ne qytetin e Vlores.
Lajmin e raportojne mediat italiane sipas te cilave sot do te zhvillohet seanca e pare në gjykatën e Katanias ne ngarkim te bandes se kryesuar nga Moisi Habilajn.
Ata u prangosen ne kuader te nje hetimi te gjate dhe operacioni te koduar “Rosa dei Venti”.
Kujtojme se Nezar Seiti një nga anëtarët e bandës së Habilajve është arrestuar në territorin e Republikës së Shqipërisë e brenda 20 ditëve nga data e arrestimit duhet të ekstradohet drejt Italisë për t’iu nënshtruar gjykimit të drejtësisë italiane.
Të arrestuarit e bandës Habilaj
Moisi Habilaj, i lindur më 18/01/1978 në Shqipëri i konsideruar kreu i kësaj bande
Fatmir Minaj.lindur në Shqipëri më 15/04/1962 banues në komunë Modica të Raguzës
Maridian Sulaj, lindur në Shqipëri më 27/01/2016 e banues në komunë Modica të Raguzës
Nezar Seiti lindur në Shqipëri më 30/03/1977 e i arrestuar në territorin e Shqipërisë
Italianët e arrestuar:
Vincenzo Spampinato, banues në Palagonia në provincën e Katanias
Gianluca Passavanti, banues në Katania
Angelo Busacca , banues në Raguza
Antonino Riela. banues në Katania
Ne kerkim
Florjan Habilaj, vëllai i Moisi Habilaj, lindur në Vlorë më 11/10/1980
Armando Sulaj , vallai i Maridian Sulaj, lindur në Shqipëri ma 12/05/1984
Tigrens Mezuraj lindur në Shqipëri më 29/07/1994
Akuza ndaj anëtarëve të bandës së Habilajve është pjseëmarrje në organizm kriminal me aktivitet trafikun e lëndëve narkotike e armëve.