[sgmb id=”1″]
Operacioni i drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është shtrirë edhe më tej pas sekuestrimit të 10 ton kanabis në Babicë të Vogël të Vlorës.
Policia ka organizuar një aksion gjatë natës e cila duket se i është vënë pas Florian Habilajt por gjithashtu një tjetër operacion është zhvilluar, në qytetin e Sarandës pikërisht në kërkim të vëllait të Moisi Habilajt.
Sipas burimeve bëhet me dije se qindra forca policore kanë zbritur në qytetin bregdetar duke bërë kontrolle të shumta.
Efektivë të Delta Force kanë kryer prej disa orësh kontrolle në rrugët kryesore të Sarandës. Burime bëjnë me dije se policia ata kanë kontrolluar imtësisht një klub nate në Sarandë dhe se po kontrollohet gjithë qyteti.
Klubi i natës është në bulevardin e qytetit. Dy furgona, një fuoristradë dhe një automjet i forcave speciale Delta. Operacioni është bërë gjatë mesnatës, ndërsa ka pasur kontrolle në rrugët e lagjes numër 4. Mësohet se ka disa persona të shoqëruar në Komisariat.