Loading...

Saimir Tahiri nuk mban më! Braktis sallën ku do vendoset fati i tij

[sgmb id=”1″]

Ish-ministri Saimir Tahiri ka braktisur sallën e Këshillit të Mandatëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Pas debatit të ashpër me prokurorët Saimir Tahiri është larguar nga salla duke lënë përgjysëm debatin në sallën ku dhe do të përcaktohet fati i tij.

Prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e tij, por kjo kërkesa ka hasur në debate të ashpra pasi pala e PS-së e ka mbrojtur fort ish-ministrin e tyre.

Pjesë nga debati

Tahiri:

Unë mbaj përgjegjësi për çfarë bën Saimir Tahiri jo policia! A keni dijeni për këtë apo jo?

Hajdarmataj:

Ne po flasim për referime kriminale të disa personave. Ju jeni përfshirë në një skandal politik për të sqaruar pozicionin tuaj, nuk ka një material të referuar nga Policia e Shtetit për personat konkretë.

Tahiri:

Unë nuk i pres komente prej jush për skandale politike, këto mi lini mua jam më i zoti! Nr. 1582 të shtatorit 2015 a keni dijeni? Me kërkesën time kam kërkuar të hetoni?
Tahiri: Unë nuk jam ti, unë jam ju!

Hajdarmataj:

Kemi 2 orë e gjysmë që rrimë këtu dhe mund të na shpëtojë… Këshillë miqësore… Hajdarmataj: Nuk jemi informuar se mund të shkojë numri i procedimeve 1500..

Tahiri:

Nëqoftëse unë kam ardhur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për deklarata publike ku implikohesha unë, makina ime dhe shtetasit Habilaj, për cilat arsye ju jeni penguar të nisni hetim?!

Alibeaj:

Ajo që po bën zotëri janë komente dhe deklarata. Do ta ketë kohën me pas, pa merak për këtë punë! Të krijojë emocione intimidimi për prokurorët atje…

Imeraj:

Fakti që pse nuk keni hetuar atëherë dhe jo tani, ka hetuar atëherë dhe ka konkluduar, heton tani dhe konkludon. Është cështje veprimesh.

Tahiri:

Fakti që unë kam ardhur vetë të kërkoj hetim, e hedh poshtë deklaratën tuaj?

Imeraj:

Ne nuk operojmë me deklarata.

Halimi:

Nuk mund t’i bëjë ai prokurores pyetje, ç’është ky muhabet, pyetje politike prokurorëve?! Kjo është detyra jonë, të dëgjojmë njërin tjetrin, ju me sa shoh e keni marrë vendimin. Po mirë, po procedurën do ta zbatojmë!

Ruçi:

Mos jep paragjykim as për prokurorinë as për deputetin. Deputeti ka të drejtën të sqarojë 2-3-5 gjëra. Ju lutem z.Tahiri pyetje të karakterit teknik i bëni dhe të fillojmë menjëherë shpjegimet tuaja!

Hajdarmataj:

Z.kryetar për procedurë! Jam i mendimit që po gjykojmë në një terren kushtetues. Gjykimi juaj po mbron deputetin, të njëjtat standarde duhet të na krijohen edhe neve!

Ruçi:

Këtu s’ka asnjë palë të privilegjuar! Këtu jemi të barabart! Ju do të flisni! Z.Tahiri t’i bëjë nëse ka materiale dhe të vazhdojmë.

Tahiri:

Përpara se ju të votoni sipas kërkesës së prokurorisë që unë të nesërmen të shkoj në burg, kështu që kini mirësinë të dëgjoni që unë t’i bëj disa pyetje.

Në këto udhëtime, të 4 udhëtimet, rezulton që Saimir Tahiri ka qenë i shoqëruar nga Artan Habilaj, presje, dhe të tjerë. Kush janë?! Se unë po shkoj në burg për këtë.

Alibeaj:

Kërkesa që po bëni ju është që prokuroria të nxjerrë një provë…

Tahiri:

Jo mo lëre ta thotë prokuroria…. I nderuar prokuror unë dua të di, kam dalë me një nga të dyshuarit se ju thoni rezulton, aktivitet që e keni hetuar, vëzhguar deri sa e keni vënë të zezën mbi të bardhë.

Dua të di kush janë këta të tjetër? A jeni të bindur se keni përmendur sistemin TIMS, e thoni këtu kam dalë unë Saimir Tahiri jashtë Shqipërisë, kam dalë apo jo?!

Hajdarmataj:

Ne jemi ata që kemi paraqitur një kërkesë. Kemi parashtruar, rrethana, fakte dhe prova që do jua vëmë në dispozicion dhe është komisioni që na mbyt. Pala ka të drejtë të parashtrojë, po nëse vazhdojmë kështu me pyetje pafund…

Ruçi:

S’keni asnjë detyrim të jepni shpjegim..

Hajdarmataj:

Ne kemi paraqit kërkesën, zgjodhëm të përgjigjemi në fakt se është shumë e rëndëssishme që jemi këtu unë mendoj që skam asnjë arsye të përgjigjem për këtë.

Alibeaj:

Për procedurë! Një sqarim. Prokurori tha këtë gjë, kam paraqitur kërkesën, dhashë argumentet, ke pyetje, bëji me shkrim, jepu kohë të përgatiten, këtu jemi. Vërejtjet dhe objeksionet me shkrim! Ne do duam të shohim Saimirin kur bën pyetje?! Ka pyetje, mund të kesh shumë. Mos e përmend atë historinë e burgut se nuk mallëngjen askënd!

Naço:

Nuk mundet komisioni t’i hyjë fajësisë, pafajësisë, nuk mund të hyjmë ne të bëhemi gjykatë, kështu thotë Komisioni i Venecias. Të shmangim fajësinë dhe pafajësinë dhe prokurorët të jenë në këtë gjendje. Në asnjë rast i pandehuri nuk mund të barazohet!

Hajdarmataj:

Ne nuk mund të jemi në këtë proces duke u pyetur, i respektuam të gjitha pyetjet. Nuk janë pyetje ato se i kemi ripërsëritur disa herë.

Tahiri:

Si mund të më hiqet e drejta mua për të pyetur?!
Hajdarmataj: Ju mund të sqaroni pozitën tuaj.

Ruçi:

Ju mund të mos përgjigjeni por s’mund t’i heq të drejtën atij (Tahirit) për të pyetur!

Hajdarmataj:

Çfarë kemi patur e kemi paraqitur me relacion!

Ruçi:

Atëherë z.Tahiri shprehuni me avokatin tuaj.
Tahiri: Kam ende pyetje, unë mendoj që nuk ka asnjë kufizim për pyetje. Unë kam të drejtën të pyes! Tahiri: Atëherë prokuror…I nderuar prokuror!

Hajdaramtaj:

Prokurorë!

Tahiri:

Më falni! Të nderuar prokurorë! Sistemi TIMS është me të dhëna sekrete?!

Hajdarmataj:

Po! Patjetër!

Tahiri:

Për ç’arsye të tjera e keni përmendur sistemin TIMS dhe të tjerat jo?!

Hajdarmataj:

Ne kemi thënë që ju keni kaluar në datë kaq, aq me automjet, nga insistimi i deputetëve ne dhamë përgjigje. Po nuk dhamë detaje, me këtë me atë, me bashkëshorten, fëmijët…

Tahiri:

Në këto udhëtime rezulton që Saimir Tahiri ka qenë nga subjekte të tjera të dyshuara…

Hajdarmataj:

Me një person që është po në hetim si puna jote!

Tahiri:

Kam një pyetje tjetër z.kryetar! Thatë që 48 orë më parë i jeni referuar të dhënave publike dhe ndërkohë këto të dhëna ia keni kërkuar policisë italiane. Jam i saktë?

Hajdarmataj:

Nuk përgjigjemi, e kemi sqaruar!

Hajdarmataj:

Ne nuk jemi mësuar ta ngremë zërin shumë, jemi mësuar të sillemi në mënyrë normale, jemi munduar ta ngremë zërin aq sa i intereson edhe audiencës.

Strazimiri:

Je duke shkelur rregulloren.As sqarimi dhe vërejtja nuk përfundon me pikëpyetje. Në cilin nen i ke pyetjet?! Neni 118 pika 2 e thotë. Shpjegim ose vërejtje, jo pyetje, është rregullorja që ta thotë. Ore të ka kufizuar këtu!

Ruçi:

Ka të drejtë të sqarohet për pasaktësitë. Strazimiri: Nuk e thotë! Nuk ka të drejtë të pyesë! Mbi ç’nen ka të drejtë t’i bëjë pyetje prokurorisë!

Tahiri:

Konventa e të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetuta e Shqipërisë më jep të drejtë për proces të rregullt ligjor! Strazimiri: Nuk është proces ligjor!

Alibeaj:

Ta saktësojmë, tha ka emra, do t’i jap në seancë të mbyllur sepse përbëjnë sekret hetimor.

Tahiraj:

Zoti Haaa…bilaj, Alibeaj

Alibeaj:

Po Habilaj

Alibeaj:

Në këtë proces je nën hetim, që do të thotë procedurë i barabartë. Situata e personit nën hetim është e njëjtë me të të pandehurit që ke të drejtë të njihesh kur e vendosin ata.

O Saimir ti duhet të gëzoheshe kur ata të thoshin s’kanë prova! Nëse ata thonë përbëjnë sekret hetimor ky është problem i madh. Pavarësisht marrëdhënieve, megjithse s’i kemi patur asnjëherë të mira, procesin ligjor do ta kesh të rregullt!

Tahiri:

Z.Alibeaj ju keni qenë kundërshtari im sot, dje dhe të siguroj se do jesh nesër pa asnjë hezitim!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com