[sgmb id=”1″]
Deputeti i Partisë Socialiste Saimir Tahiri, me shumë gjasa nuk do të arrestohet, por Prokuroria e Krimeve të Rënda do ketë rrugën e hapur për ta hetuar.
Këshilli i Mandateve ka dalë me dy versione të ndryshme për kërkesën e Prokurorisë; versioni i mbështetur nga opozita për arrestimin dhe hetimin e Tahirit dhe versioni i mbështetur nga maxhoranca vetëm për hetimin e tij.
Dy vendimet e votuara me 5 vota përkatësisht, do të shkojnë në Kuvend për t’u votuar e që me shumë gjasa votat e mjaftueshme do t’i marrë vendimi i mazhorancës.
Kështu Saimir Tahiri nuk arrestohet por Prokuroria do mund ta hetojë, të kontrollojë banesën, makinën apo të ushtrojë kontroll fizik të tij.
Fjala e Ulsi Manajt pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve:
Ishte e natyrshme që do kishim dy qëndrime, pasi ne si socialistë jemi të interesuar për të vërtetën. Ne na intereson e vërteta ndryshe nga opozita që i intereson pushteti.
Lishur me kërkesën e prokurorisë ne e garantuam vazhdimënsinë e hetimit. Ndërsa lidhur me kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Tahirit ne çmojmë se kërkesa nuk mbështetet në prova.
Prokuroria është e lirë, pasi të votohet në Kuvend, që të vazhdojë hetimet madje e inkurajojmë dhe e garantojmë që do t’i japim gjithë mbështetjen e duhur.
Edhe Tahiri tha që jam në dispozicion të drejtëisë dhe se nuk ka ndërmend të largohet nga vendi.