[sgmb id=”1″]
Ish ministri Saimir Tahiri tha sot ne nje interviste per gazetarin Sokol Balla se Parlamenti eshte defaktorizuar, duke mos permendur parti politike, por iu referua asaj qe tha se behet cdo te enjte ne Kuvend dhe e quajti te turpshme.
“Në parlament as nuk pres të bëj gjyqin tim e as pres prej parlamentit të gjykoj pozitën time, ai Parlament është defaktorizuar dhe është kompjet jashtë cdo lloj pritshmërie të qytetarëve. Unë në këto momente s’e shoh të arsyeshme të humbisja një minutë kohë se s’e kam aty betejen. Deri kur të bëhet drejtësi nuk kam shpresë as të gjej ndonjë gjë nga parlamenti lidhur me akzuat që më bëhet.
Defaktorizuar?
Jo përfaqësues dhe shumë larg pritshmërisë së njerëzve.
I referohesh të gjithë sallës?
Asaj që ndodh cdo të enjte atje dhe është për turp.