[sgmb id=”1″]
Dy shpërthime të fuqishme i kushtuan jetën të paktën 7 njerëzve në kryeqytetin somalez Mogadishu, sulmet për të cilat përgjegjësia u mor përsipër nga grupi terrorist Al Shabab.
Shpërthimi i parë u shkaktua nga një kamikaz që me makinën e tij u vërsul në brendësi të një hoteli vetëm disa qindra metra larg pallatit presidencial.
Më pas militantë të armatosur sulmuan ndërtesën dhe mediat lokale raportojnë se ende dëgjohen krisma nga përballja e tyre me policinë.
20 minuta pas sulmit kamikaz, një shpërthim i dytë i shkaktuar nga një autobombë, ndodhi pranë të njëjtit hotel.
Autoritetet somaleze thanë se mes viktimave ka ushtarë dhe civilë, ndërsa paralajmëruan se bilanci i viktimave pritet që të rritet. Burime spitalore thonë se mbi 20 të plagosur mbërritën klinikat pranë hotelit.
Aktet e radhës terroriste në Mogadishu, ndodhi vetëm dy javë pas sulmi të përgjakshëm të 14 tetorit, si pasojë e të cilit humbën jetën 358 persona, ndërsa mbi 50 të tjerë u shpallën të humbur.
Grupi Ala Shabab, i cili mori përgjegjësinë për sulmet e fundit, por jo për atë të dy javëve më parë, lufton për të rrëzuar qeverinë dhe për të imponuar në Somali një fortë të rreptë të interpretimit të ligjit islamik Sharia.