[sgmb id=”1″]
Mediat raportojnë se hakerët e mbështetur nga qeveria ruse, vodhën materiale shumë të rëndësishme të spiunazhit të SHBA-së, pasi një kontraktues i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), i kishte vendosur materialet në kompjuterin e tij në shtëpi.
Autoritetet e SHBA-së, besojnë se vjedhja e supozuar, së pari e raportuar nga Wall Street Journal, mund të jetë kryer duke shfrytëzuar souftverin antivirus të krijuar nga kompania me bazë në Moskë, Kaspersky Lab.
Uashtingtoni muajin e kalura i ndaloi agjencitë federale të Shteteve të Bashkuara që të përdorin produketet e Kasperskyt, duke konkluduar për “lidhje të dyshimta në mes të zyrtarëve të Kasperksit dhe inteligjencës ruse dhe agjencive tjera qeveritare”.
Kremlini ka dënuar këtë ndalim dhe themeluesi i kompanisë Eugen Kaspersky, vazhdimisht ka mohuar se kompania e tij ka lidhje me inteligjencën ruse.
Raportet mbi vjedhjen e dyshuar të NSA thanë se hakerët u kanë dhënë informata Rusisë, se si agjencia e spiunazhit amerikan shkel rrjete të huaja dhe mbonë vetën nga sulmet kibernetike.
NSA nuk ka komentuar mbi këto raportime.