[sgmb id=”1″]
Zëdhënësja e Qendrës Mjekësore, Danita Cohen ka thënë se në spital është ende duke u vlerësuar gjendja e shumicës së pacientëve të lënduar nga të shtënat me armë në koncertin e hapur duke shtuar se të paktën 14 prej të lindurave ishin në gjendje kritike, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu Policia ka bërë të ditur se tashmë kanë një person të dyshuar dhe kanë kërkuar nga të gjithë të largohen nga vendi i ngjarjes.
Dy të vdekur e shumë të tjerë të lënduar në Las Vegas
Nga të shtënat me armë në Las Vegas, numri i të vdekurve theksohet të jetë dy deri më tani dhe shumë persona të tjerë të lënduar.
Qyteti i njohur amerikan, Las Vegas është tronditur nga të shtënat me armë (automatik) që u bënë në mesin e shumë njerëzve të cilët ishin prezent në këtë koncert të hapur.
………………………………………………………
Të shtënat në Lag Vegas dyshohet të jenë bërë nga kati i 32-të i hotelit
Sipas publikimit të informacioneve nga telegraph.co.uk, dyshohet se të shtënat në Las Vegas u bën nga dy apo tre persona të cilët po shënoni me armë nga kati i 32-të i hotelit, pasi kishin qëlluar fillimisht një roje sigurie.
Gjithashtu theksohet se në mesin e të qëlluarve raportohet të jetë edhe një polic.
……………………………………………………….
Sulm me armë në një koncert në Las Vegas, raportohet për shumë të vdekur
Sipas raportimit të medieve amerikane, të shtënat me armë ndodhën në një koncert të hapur në Las Vegas.
Gjithashtu bëhet e ditur se nuk dihet ende numri i të gjithë të lënduarve por që nga incidenti në fjalë ka shumë të vdekur.
Sipas të dhënave të para nga mediat amerikane ishte një person i cili ka qëlluar me armë në zonën e ‘Mandalay Bay të Las Vegas’.
Po ashtu bëhet e ditur se shumica e njerëzve kanë filluar të vraponin pas dëgjimit të të shtënave në momenti kur edhe po ulej muzika, transmeton Indeksonline.
Policia ka porositur të gjithë që të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes dhe se janë duke i hetuar raportimet e para të këtij rasti.