[sgmb id=”1″]
Krerët më të lartë të Partisë Socialiste janë takuar sot për rreth një orë në Kryesinë e Kuvendit.
Kryeministri Edi Rama, i sapokthyer nga një vizitë jashtë vendit, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla kanë mbërritur rreth orës 9:00 të mëngjesit në zyrën e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, në një takim që ka zgjatur rreth 60 minuta.
Takimi vjen vetëm dy ditë pas deklaratave të forta të ambasadorit amerikan në vendin tonë, Donald Lu, i cili në qendër të akuzave të tij ka patur Policinë e Shtetit, gjendjen e kriminalitetit në vend dhe moskapjen e “peshqve të mëdhenj”, duke përmendur edhe emra si Emiljano Shullazi apo Klement Balili,shkruan top channel.
Takimi vjen vetëm një ditë përpara seancës në Kuvend, ku pritet që të diskutohet dhe më pas të votohet ngritja e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, për të cilin ende mazhoranca dhe opozita duhet të dakordësohen për përbërjen e tij.
Fill pas takimit, në Kryesinë e Kuvendit ka nisur edhe Konferenca e Kryetarëve për të vendosur kalendarin e Kuvendit për 3 javët e ardhshme.