[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish qytetarët t’i drejtohen portalit “Shqipëria që duam”, sepse, garantoi ai, ” aty mund të komunikoni direkt me mua ose me anëtarët e kabinetit” për problemet që keni.. Nga një takim që zhvilloi me FRESSH-in, Akademinë Politike të PS, Rama tha:
“Qeverisja me njerëzit është një mundëis reale. Teknologjia na jep mundësi reale, që politikën ta zgjerojmë si proces ku përfshihen njerëzit e zakonshëm. Platforma “Shqipëria që duam” është në dispozicion si aplikacion. Mjafton ta shkarkoni në telefon dhe aty keni hapësirën tuaj për të qënë pjesë dhe bëhet anëtar gjithkush i koalicioni qeverisës dhe ka mundësi të komunikojë direkt me mua apo anëtarë të kabinetit për çdo kërkesë. Pra, çdo kërkesë, ankesë, dëshirë menjëhërë merret në konsideratë nga qeveria drejtpdrejt. Çado anëtar i kabinetit ka përgjegjëisnë për t’i ndjekur ato që shprehin njerëzit.
Nuk ka asnjë mundëis që fjalët e shkruara t’i marrë era, që gjërat që drejtohen në atë platformë të mos drejtohen, sepse pas ekranit të Iphone qëndrojnë 25 persona në mënyrë të dedikuar pa orar për t’iu ëprgjgijur të gjitha ankesave, jo ata vetë, por që të shkojnë në tryezën e qeevrisë dhe qeveria përgjigjet. Nuk jemi në kushtet që të shkruajmë letra,” theksoi Kryeministri.