Loading...

“Rama po e përdor Fatos Nanon si dordolec për të trembur…”

[sgmb id=”1″]

Analisti Andi Bushati, në emisionin “Të Paekspozuarit”, i pyetur lidhur me paralelizmin që bëri Edi Rama, mes burgosjes së Fatos Nanos dhe kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit, tha se Rama po e përdor Nanon, si një dordolec duke e ditur që ky i fundit nuk reagon.

“Rama është në një hall të madh që kërkon t’i thërrasë memories së të majtëve. Mendova që Fatos Nano, të paktën do të fliste dhe do të thoshte mos më përdorni deri këtu. Fatos Nano e ka lejuar veten të përdoret kaq shumë, dhe Rama e di se edhe po t’a përdorë si një dordolec për të trembur Berishën, ai sërish nuk do të flasë.”

“Edhe kështu edhe ashtu”, Bushati: Rama e quan Tahirin vemje pastaj e mbron

Analisti Bushati e ka quajtur Ramën si një person pa karakter dhe me dy standarde. “Ai nga njëra anë e mbron Tahirin dhe nga ana tjetër e quan një vemje”, tha Bushati.

“Mënyra si po vijnë materialet e kanë anashkaluar zinxhirin komandues të Ramës, dhe ai nuk e di ç’kanë prokurorët dhe kjo e bënë më ankth. Nga një anë ai e paraqet Tahirin si viktimë të një komploti dhe nga ana tjetër e quan një vemje. Pse po e përjashton kur s’ke prova nga PS. Rama provat i ka ditur që dje, ne shqioptarët po i dimë sot. Dosjen e Tahirit, Edi Rama e ka pasur në tavolinë dhe fjalimi është një teatër,” deklaroi Bushati.

Bushati: Qeveria e lidhur me krimin, ja provat

Analisti Andi Bushati, lëshoi akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama por edhe pa lënë pas dore opozitën. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin në “News 24” ai tha se debati i ditëve të fundit për Tahirin ishte i pa vend. Qeveria dhe më tepër opozita duhet të merreshin me faktet që dolën nga përgjimet dhe jo me mënyrën se si duhej të hetohej Tahiri.

“Është një debat fallco dhe shterpë, problemi është jo duhet të burgoset Tahiri apo jo, por a vërtetuan përgjigjmet e ardhur nga Italia debatin e pesë viteve në Shqipëri.

Bandat e trafikantëve paguajnë anëtarët e qeverisë, fikin radarët, ndërkohë që ata krijuan një debat, e duam me pranga hetimin e Tahirit apo pa pranga, ndërkohë që debati që duhej të ishte bërë duhet të kishte lidhje me përgjimin dhe çimkat e vendosura në makinën e Habilajve. Sot kemi provën e inkriminimit të kësaj qeverie me krimin. Tahirin le ta hetojnë si të duan, tha Bushati.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com