[sgmb id=”1″]
Ka ndërruar jetë i riu që i vuri flakën vetes sot me benzinë në qytetin e Elbasanit.
“Panorama” mëson se ai quhet Elton Hodo 38 vjeç nga lagja “Syrja Dylgjeri” Elbasan.
Ai ndërroi jete rruges per ne Tirane, teksa u nis per trajtim me te specializuar, por nuk ia doli dot per shkak se kishte marre plage te renda nga zjarri.
Shkak i ngjarjes dyshohet depresioni, teksa “Panorama” meson se ai kishte pak kohe qe ishte kthyer nga Greqia.
I riu kishte qenë emigrant ne Greqi per disa vite dhe kohet e fundit kishte kaluar depresion. Gjate kohes qe ishte ne Shqiperi ai kishte kërkuar vazhdimisht pune por nuk kishte gjetur asnjëherë. Sot ne mesdite kishte blere ne një karburant 1 liter benzine dhe u vetedogj.