Loading...

Pamje nga arritja e Erdoganit në Beograd, siguria e tij përfshinë gjithë këta njerëz!

[sgmb id=”1″]

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan ka arritur në orët e vona të natës në Beograd, ku është pritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq si dhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiq.

Dy presidentët pritet t’u drejtohen medieve në një konferencë të përbashkët për media dhe do të marrin pjesë në mbylljen e Forumit të Biznesit në Serbi, ku do të jenë pjesëmarrës në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, transmeton Indeksonline.

Erdogan do të qëndrojë në Serbi me 10 dhe 11 tetor teksa duhet përkujtuar se për sigurinë e tij ai ka me vete 50 truproje, në shërbim të sigurisë së tij janë vënë 3 mijë policë, SAJ, Xhandarmëria, Cobra si dhe Drejtoria e Serbisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë shteti turk ditë më parë ka dërguar ekipet e njerëzve si pararendës, të cilat kanë për detyrë të kontrollojnë çdo vend dhe rrugë ku do të kalojë presidenti turk./Indeksonline/

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com