[sgmb id=”1″]
Tetë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike në kuadrin e një operacioni të madh antidrogë. Ata janë: Kreshnik Muja, Jeton Muja, Bardhyl Arifaj, Ardit Agaj, Elis Gashi, Dritan Muhametaj,Gurgen Nikoci,Aranit Kasaheri, njofton gloucestershirelive.co.uk, përcjell Syri.net.
Bastisjet dhe dhjetë arrestimet në total nga Policia britanike nisën për të goditur fermat e kanabisit që kontrolloheshin nga bandat shqiptare në të gjithë Gloucestershire. Serat e kanabisit ishin të pajisura me sisteme ajrimi cilësore, termometra të varur dhe ndriçues.
Pas një hetimi të fshehtë tetëmujor, një skuadër prej 50 oficerësh policie bastisi 5 baza dhe 6 sera kanabisi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, kanabis që kapte vlerën e 750 mijë euro