[sgmb id=”1″]
Fenomeni i “marteses për dokumenta” është rrëfyer nga një emigrant në SHBA
Ai thotë për “ShkodraNews” se vajza me që mori shkuesi e braktisi, pasi u bë me dokumenta qëndrimi.
“Ju shkruaj sepse nuk di çfarë tjetër të bëj të nxjerr gjithë atë mëri dhe zemërim që kam brenda vetes. Gjithë jetën e kam kaluar duke punuar në Amerikë për të mbajtur familjen dhe erdhi koha të martohesha. Nana në Shkodër më gjeti një vajzë që siç e përshkruanin e siç mu duk mua dy herë që e takova para se ta merrja nuse ishte pëllumbeshë e llokum me arra.
Nuk më interesoi që nuk ishte e virgjër, fundja këtu në Amerikë kjo është diçka që s’ke kohë as me e mendu e jo ma me e vujt si pjesë. Pasi kultura këtu vlerëson të tjera gjana. Më pak fjalë e mora të bijën e huaj këtëj, e bëra me green card brenda 8 muajsh. Nisi një shkollë e la se nuk di gjuhën dhe aq mirë edhe pse në kurs shkonte rregullisht. Nisi një kurs parukerie dhe aty ndryshoi gjithçka.
Duke nejt shumë kohë në qendër e unë shumë kohë në punë ajo kishte rivendos kontaktet me një ish-të dashur që kishte pas në Shkodër dhe pas 2 muajsh që ndjeja ftohtësinë e saj në çdo drejtim vjen në shtëpi e më thotë do të ndahet sepse nuk përputhemi. Më tha dhe që jam djalë shumë i mirë dhe do gjej ma mirë se ajo. E kam lutur të më thotë pse? Më tha që do një tjetër. E bashkë nuk përputhemi. Nuk je për mua, më tha në sy pa iu dridhur hiq qerpiku.
Nuk e di çfarë ndjeja t’i bëja asaj femre në ato momente.
E pranoj e kam qëlluar për herë të parë në jetë me sa pata forcë. Aq deshi e iku. Mendova ka njoh ndokënd në punë, por mora vesh që djali tjetër erdhi pas 2 muajsh kur kjo më la e sot janë bërë me fëmijë. Nuk them se isha marrëzisht i dashuruar, por unë punoja fort veç për të e familjen se i tillë jam. Një mendje më thoshte ta denoncoj t’ja hiqja letrat. Mendova veç për fëmijën e saj dhe ai s’ka asnjë faj. Këto gjëra për letra ndodhin shumë këtej, por pasojat janë të forta e atë zhgënjim s’do ta harroj kurrë”, rrëfen ai.