[sgmb id=”1″]
Disa të rinj, gjatë gjithë natës kanë shpërndarë disa fletëpalosje, ku kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Lëvizja e të rinjve ka ardhur pas mbrojtjes që kryeministri Rama i bëri ditën e djeshme, ish-ministrit të Brendshë Saimiri Tahirit.
Duke folur para grupit të deputetëve të PS-së, Rama deklaroi se nuk do të votonte për t’i hapur rrugë prokurorisë për arrestimin e Tahirit, ndaj të cilit janë ngritur akuza se ka lidhje me grupin e trafikantëve të drogës, me ‘Habilajt’.
Me parullën: ‘Nesër është vonë, duhet të reagojmë tani’, të rinjtë kanë dhënë edhe arsyet se pse kryeministri Rama është rrezik për vendin.
Sipas tyre, me bekimin e tij, vendi ynë është mbushur me banda që po vrasin përditë të pa shqetësuar nga policia.
Po ashtu, ata thonë se kryeministri është përgjegjës për kthimin e vendit tonë në kultivues të drogës, gjë që ka sjellë edhe largimin e investitorëve.
Për këtë arsye, dhe shumë të tjera, të rinjtë kërkojnë largimin e Ramës nga pushteti, pasi sipas tyre, në bashkëpunim me krimin ai po merr peng vendin, sipas “Express”.