[sgmb id=”1″]
Sot në Kuvendin e Shqipërisë ku u mbajt Parlamenti Rural një e re nga Rubiku bëri që të përloteshin jo vetëm të pranishmit, por edhe shumë të tjerë. Video me fjalimin e saj u përhap gjerësisht në portalet online.
Por pas kësaj një denoncim ka ardhur në adresë të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ku thuhet se kjo vajzë është e angazhuar me pare me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe tani po perdoret nga Rama.
Postimi i plotë në “facebook”:
Pa koment:
“Zoti Kryetar Basha, mirëmbrëma! Ndonëse nuk aderoj në partinë tuaj madje kam votuar majtas cdo zgjedhje me përjashtim të këtyre të fundit ku nuk votuam familiarisht, dua t’ju informoj: Vajza, që “përloti” parlamentin punon për një kompani private dhe drejton një zyrë në Rrëshen, është nga Mamurrasi dhe jeton në Rubik, udhëton me makinën e saj personale çdo ditë nga Rubiku në Rrëshen, ferma e saj drejtohet nga familja, e angazhuar politikisht me LSI deri para pak kohësh, e afërt dhe e dirigjuar nga Kryetari i Bashkisë Ndreca, politikisht e orientuar majtas familjarisht dhe e gjitha duket inskenim teatral i Ramës.”