Loading...

Në dorë të gazetarëve. Ja neni që fut në burg Edi Ramën

[sgmb id=”1″]

Rama nuk po ndalon së fyeri mediat, ashtu si nisi dje, avazi ka vazhduar dhe sot.

Kryeministri Edi Rama nuk i kaë ndalë fyerjet dhe sharjet ndaj gazetarëve. Me shprehje nga më të ndryshmet, ai i ka intimiduar gazetarët që punojnë përditë në terren.

Ndërsa vetë gazetarët reaguan në rrjetet sociale, një reagim ka ardhur edhe nga Federata Europiane e Gazetarëve që bën thirrje të ndalohet kjo sjellje.

Por a mund të ndëshkohet Edi Rama? Po, patjetër është neni 239 i Kodit Penal ‘Fyerja për shkak të detyrës’ që e çon Edi Ramën në burg. Secili nga gazetarët i pranishëm aty, apo një shoqatë gazetarësh mund të bëjë një padi civile në Gjykatën e Tiranës ku të akuzojë kryeministrin për fyerje.

Ja vepra penale dhe neni që e dënon Edi Ramën

Neni 239 – Fyerja për shkak të detyrës

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 56)

Fyerja e qëllimshme që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore APO NJË SHËRBIM PUBLIK, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Po kjo vepër, kur kryhet botërisht ose në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Veprimet dhe sjelljet e Edi Ramës erdhën pasi media publikoi përgjimet italiane për trafikun e drogës ku përfshihet edhe ish-ministri Saimir Tahiri, të cilin dje mazhoranca e mbrojti dhe nuk miratoi kërkesën e prokurorisë për arrestimin e tij.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com