Loading...

Na kishte shpëtuar të gjithëve! Ylli Baka në foton e famshme të Habilajve

[sgmb id=”1″]

Pas emrit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në dosjen e prokurorisë Italianë gjatë përgjimeve të bandës së Moisi Habilajt, këtë të mërkurë u shfaq edhe emri i një këngëtari të njohur shqiptar. Bëhet fjalë për Ylli Bakën, këngëtarin e muzikës popullore.

Emri i tij përmendej nga Moisi Habilaj, kushëri i largët me Saimir Tahirin, në dosjen voluminoze me mbi 400 faqe të hetimeve të kryera nga autoritetet italiane për bandën e drogës të kryesuar nga shqiptari Habilaj. Emri i Ylli Bakës përmendej nga Moisi Habilaj dhe anëtarët e tij të bandës së drogës, ku thuhej se edhe ai, pra Baka, është përdorues i lëndëve narkotike. Nga përgjimet dhe biseda mes tyre ata flasin për kokainë, pasi përmendin kartë, që shërben për të bërë gati kokainën para se të konsumohet.

Por ndërsa ky fakt ra surprizë për vetë këngëtarin i cili në një prononcim për mediat tha se i njeh Habilajt si fansa të tij dhe si persona që e kanë ftuar për të kënduar në gëzime familjare, një detaj në një foto të pbulikuar prej kohësh, i ka shpëtuar syrit të medias. Bëhet fjalë për foton e famshme që opozita shqiptare, Partia Demokratike, akuzonte kushëririn e Tahirit, Moisi Habilajn, të lidhur me drejtues të policisë. Fotoja në fjalë i përket një dreke, ku në tavolinë është Habilaj dhe Sokol Bode, në atë kohë shefi i Policisë Kufitare në Dhërbimi. Fotoja është publikuar nga e djathta për të treguar se si shteti ulej me krimin, por në fakt në tavolinë, ndodhet edhe vetë këngëtari Ylli Baka.

Ne rreth te kuq (katror) Ylli Baka
Sot gjatë ditës, Yll Baka, tha për Newsbomb se ka njohje me Habilajt, pasi ata janë adhurues të muzikës së tij dhe e kanë ftuar vazhdimisht për të kënduar nëpër gëzime të tyre familjare.

“I kam fansa, kanë qenë kudo nëpër koncerte. Kam qenë në dasmën e vëllait të vogël të Habilajve, kjo është lidhja e vetme. E pëlqejnë muzikën time. Më kanë thirrur nëpër festa, gëzime familjare. Unë kam shkuar siç shkoj kudo”, shprehet Baka paksa i surprizuar që emri i tij gjendet në dosjen e italianëve.

Në përgjimet ambientale që autoritetet kanë bërë në bordin e një makinë të drejtuar nga Maridian Sulaj dhe pasagjer shqiptarin tjetër Mariglen Alimucaj, përmendet edhe emri i Ylli Bakës. Përgjimet janë kryer në fillim janari të 2014-ës.

Nga përshkrimet që bëjnë autoritetet italiane, në një ndalesë që ka bërë makina, aty kalon Moisi Habilaj me Eltonin. “Të dy qeshin”, – përshkruhet në dosje.

Më tej ata (Moisiu dhe Eltoni) flasin për Ylli Bakën, që si të tjerët, – thuhet në dosje – edhe ai është përdorues (droge).

Geni, një prej anëtarëve të bandës që është vënë në përgjim, thotë se të gjithë pinë, por zbulon se Moisiu pi rrallë.

“Maridian thotë se Moisiu e ka kërcënuar në rast se zbulohet që ai ka pirë (drogë). Menjëherë më pas, Geni pyet nëse dikush ka kartë për të bërë gati drogën. Të dy kërkojnë në kroskotin e makinës. Makina ndalon (të dy nisin të përgatisin lëndën narkotike)”, përshkruhet në përgjimin e dosjes italiane.

Ylli Baka është një këngëtar mjaft i njohur në Shqipëri, në rrymën e muzikës popullore, por që ka eksperimentuar edhe me bashkëpunime si ai me Bes Kallakun me këngën e kthyer në hit “Baftjari”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com