[sgmb id=”1″]
Gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vende –vende me vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16-21 gradë Celsius.
Në viset malore temperaturat minimale do të lëvizin nga 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike gjatë gjithë kësaj periudhe do të shënojë ngritje graduale. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi maksimale deri 6m/s.