Loading...

Mblidhet Kryesia e PS, kush do ta zëvendësojë Saimir Tahirin

[sgmb id=”1″]

Është mbledhur pasditen e sotme Kryesia e Partisë Socialiste ku po diskutohet mbi lëvizjet e fundit në selinë rozë.

Kreu i PS Edi Rama njoftoi në mbledhjen e kaluar të grupit parlamentar largimin e deputetit Saimir Tahiri nga grupi, deri në zbardhjen e së vërtetës. Sakaq, atij iu hoqën edhe funksionet e tjera në PS.

Saimir Tahiri ishte kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, dhe Koordinator Kombëtar për Bashkëqeverisjen.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste, do të diskutohet dhe më pas do të vendoset për emrat që do të zëvendësojnë Saimir Tahirin në këto poste.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com