[sgmb id=”1″]
Reagon për herë të parë ambasadori i SHBA, Donald Lu lidhur me çështjen “Tahiri”.
Gjatë një takimi me temë “Lufta kundër korrupsionit në arsimin e lartë” Lu ka komentuar zhvillimet e fundit politike sa i takon çështjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Ambasadori i SHBA tha se nuk i takon atij të thojë nëse Tahiri është ose jo fajtor, por shprehet i bindur se në 27 vitet e fundit shumë politikanë i kanë shpëtuar drejtësisë.
“Nuk më takon të them nëse Saimir Tahiri është fajtor ose jo, por qytetarët duhet të zbulopjnë të vërtetën. Ju jeni duke parë se si po shkruhet historia. Di të them se në 27 vite shumë politikanë i kanë shpëtuar drejtësisë, ndërsa në komunizëm dërgoheshin të pafajshëm në burgje”, u shpreh Donald Lu, i cili pak ditë pas lëshillimit të këresës së prokurorisë për arrestimin e Tahirit, Lu paralajmëroi se 4 klane drejtojnë 20 familje kriminale në vend.