Loading...

Largime kolektive nga administrata

[sgmb id=”1″]

Ministrat e Partisë Socialiste kanë nisur “pastrimin” e institucioneve që drejtojnë me largime kolektive të të punësuarve. Me argumentin se ministritë u ristrukturuan dhe drejtoritë do të ndjekin të njëjtin rrugëtim, në ministri të ndryshme janë urdhëruar largime kolektive të punonjësve nga vendet e tyre të punës. Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik ka urdhëruar 33 punonjës të saj që deri në muajin dhjetor të jenë larguar nga zyra. Të larguarit kanë qenë të punësuar si specialistë në sektorë të ndryshëm të kësaj drejtorie. Argumenti i paraqitur është se Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik gjendjet në vështirësi financiare dhe kjo lidhet me pagat dhe pagesën e sigurimeve. Punonjësit e shkarkuar i kanë nisur një letër ankese kryeministrit Rama, ministrave Bushati dhe Ahmetaj, ku sqarojnë pretendimet e tyre. Në letrën e ankesës ata thonë se argumenti i paraqitur nga drejtuesi i Drejtorisë së Shërbimit të Trupit Diplomatik se drejtoria është në krizë financiare nuk qëndron. Ata pretendojnë se largimi i tyre nga vendi i punës është bërë për shkaqe politike. “Drejtoria e Shërbimit Diplomatik pretendon se ky suprimim është bërë për shkak se situata ekonomike financiare e DSHTD në mbyllje të vitit 2016 dhe 6 mujorin e parë të vitit 2017 rezulton me bilanc negativ i krijuar jo për shkak të mosrealizimit të të ardhurave, por për shkak të shpenzimeve.

DSHTD pretendon se shpenzime me ndikim më të madh në bilanc janë pagat e personelit dhe sigurimet shoqërore. Pavarësisht nga ky fakt struktura organizative e DSHTD për periudhën janar-shtator 2017 është miratuar e plotë pa ndryshime nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme”, thuhet në letrën që kanë nisur specialistët që kanë marrë njoftim për ru larguar nga puna në fund të muajit shtator. Në shkresën e firmosur nga mbi 13 të njoftuar për tu larguar nga puna, shprehen se vendimmarrja e drejtorit të Trupit Diplomatikë është bërë për “bindjet e tyre politike”. Ministritë ende pa struktura Ndonëse qeveria e re ka nisur punën që në muajin shtator, me ministri të ristrukturara, puna dhe funksioni i plotë është ende kaotike dhe e paqartë për ministrat. Ministritë e ristrukturuara deri më tani kanë ndryshuar vetëm emrat për shkak të shkrirjeve dhe bashkimeve të disa ministrive të legjislaturës së kaluar, pasi strukturimi në nivel organizimi dhe drejtorish nuk është bërë ende. Burime pranë Kryeministrisë kanë bërë me dije se propozimet për ristrukturimin janë ende duke u vlerësuar. Mungesën e strukturave e kanë konfirmuar edhe vetë ministret.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale është shprehur se struktura e ministrisë që ajo drejton ende nuk është gati. “Struktura po vlerësohet në përputhje me fushën e përgjegjësisë në mënyrë që të reflektohen të gjitha funksionet që burojnë nga kjo fushë”, ka thënë Manastirliu pak ditë më parë. Këtë situatë e ka shprehur edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Ristrukturimi ndërkohë nuk prek vetëm qeverisjen qendrore, por edhe më shumë atë vendore. Siç janë shprehur përfaqësuesit e Partisë Socialiste, territori i Shqipërisë do të organizohet në 4 rajone, disa drejtori nuk do të ekzistojnë më dhe disa të tjera janë bashkuar. Ky do të jetë motiv edhe i largimeve të tjera gjatë këtyre dy muajve. Kryeministri Rama në deklaratat e tij është shprehur se largimet nga puna nuk lidhen me bindjet politike por për shkurtime të shpenximeve për paga dhe funksionim më i mirë i drejtorive dhe agjencive. Ndërkohë, përgjatë javëve të fundit kanë dhënë dorëheqje disa drejtorë të emëruar nga LSI-ja dhe “tepsia e plotë” lejon që të gjithë drejtuesit të jenë socialistë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com