[sgmb id=”1″]
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i ka dhënë dje lamtumirën futbollit të luajtur edhe me një ceremoni të zhvilluar para ndeshjes Marsejë-PSG në Ligën 1 të Francës, takim mes dy skuadrave në të cilat ai ka luajtur gjatë karrierës së tij. Në një intervistë të dhënë për “Supersport”, Cana tregon se do i pëlqente të fillonte një karrierë si drejtues, duke marrë shembullin e Igli Tares.
Lamtumira para Marsejë-PSG
“Unë kam luajtur për të dyja këto skuadra dhe ruaj kujtime shumë të mira. Kam qenë fillimisht pjesë e PSG, ku fitova Kupën e Francës dhe iu afrova shumë edhe titullit kampion. Edhe te Marseja kam qenë shumë pranë fitimit të kampionatit.”
E ardhmja si drejtues
“Do të ishte diçka e bukur, pse jo. Po të më jepet mundësia, do ta bëj më kënaqësi. Shembulli më i mirë për ne është Igli Tare, si drejtor sportiv i Lacios. Është një lloj “busulle” për të gjithë futbollistët e kombëtares shqiptare, që dëshirojnë të punojnë në pozicione drejtuese.”
Ëndrrat për të ardhmen e të birit
“Më shumë se me këmbë i pëlqen ta kapë topin më duar. Dëshira ime është të bëhet një tenist profesionist dhe të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.”