[sgmb id=”1″]
Janë bërë 11 vjet që kur Kevin Thomas Parle që ka qenë si më i dyshuari për vdekjen e dy personave, por që ai ende është i lirë.
Që kur është përmendur si i dyshuar, ai nuk është parë më asnjëherë, kështu policia nuk ka mundur ta zë atë asnjëherë.
E ky nuk është i vetmi kriminel i cili po kërkohet nga policia britanike.
Në mesin e 31 kriminelëve më të kërkuar, gjendet edhe një shqiptar.
Bëhet fjalë për Ersin Mustafën.
Sipas Metro.co.uk, Mustafa dyshohet se është përfshirë në marrëdhëniet e brendshme me shtatë individëve të tjerë midis viteve 2006 dhe 2008.
Përderisa ai ishte i punësuar në degën e bankës së investimeve në Londër, JP Morgan Cazenove, ai supozohej se kishte marrë informacione rreth blerjeve dhe shitjeve të ardhshme, të cilat iu ofruan të tjerëve që më pas tregtonin duke përdorur këtë informacion.
Grupi fitoi rreth 2.5milionë funta dhe në korrik të vitit 2008, Mustafa u arrestua nga Policia e Qytetit të Londrës dhe më pas u lirua me kusht.
Besohet se ai u largua nga Britania e Bashkuar në dhjetor të vitit 2009.
Ai përshkruhet si një njeri me trup të gjatë, mesdhetar midis moshës 35 dhe 40 vjeç