[sgmb id=”1″]
Arrestimi më i fundit i Moisi Habilajt në Itali për trafik droge, ka ndezur politikën shqiptaren dhe opinion publik.
Çështja ‘Habilaj’ ka marrë përmasa të mëdha, pasi në përgjimet e autoriteteve italiane ka dalë edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.
Të ftuar në emisionin ‘Byro’ në ABCNews, gazetarët e kronikës kanë paralajmëruar se shumë shpejtë do të ketë arrestime të personave ‘VIP’.
“Nuk dua ta teproj për atë që po them por qelitë janë bërë gati janë bosh për 4 VIP-a. Këta janë persona që konsiderohen prurje të reja të çështjeve të fundit” tha gazetari Basir Çollaku.
Por, i një mendimi tjetër është gazetari Ferdinand Dervishi, i cili sqaron se nuk mund të arrestosh nëse nuk ke prova, ndërsa shton se nuk dihet më se çfarë po ndodh në vendin tonë.
“Që të arrestosh dika duhet të kesh dhe prova. Unë kështu mendoj. Këto përgjimet italiane vërtetojnë një gjë shumë të madhe, sepse është e kapur nga politika. Shërbimi sekret është jashtë loje, sepse shumica në shërbimin sekret janë të paftë. Jemi në një moment që nuk e di se çfarë po ndodh në këtë vend.”, -sqaron ai.
Gazetari tjetër Artan Hoxha, thotë se këto organizata e kanë nisur aktivitetin e tyre kohë më parë.
“Ne po ecim në rrugë të shkelura më parë. Këta nuk janë organizata që u nisën dje”., u shpreh ai.