[sgmb id=”1″]
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, gjatë një konference të Partisë Konservatore të mbajtur sot në Londër, ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik me një byzylyk që mbante në dorën e djathtë.
Gazetarët që gjendeshin në sallën ku ajo po fliste kanë vërejtur që May po mbante në dorë një stoli e cila ishte e zbukuruar me disa fotografi të artistes meksikane Frida Kahlo – e cila kishte jetuar prej vitit 1907 deri më 1954.
“A mund vetëm të them që Theresa May e ka në dorë një byzylyk me Frida Kahlon, një anëtare të partisë Komuniste e cila ishte e dashuruar në Leon Trotskyn”, shkruan Hannah Jane Parkinson, gazetare e gazetës The Guardian.
Sipas historisë, afera mes Kahlos dhe Trotskyt kishte ndodhur kur lideri sovjetik kishte fituar azil në Meksikë, dhe ishte vendosur në shtëpinë e Frida Kahlos, diku në vitet 1937-1939. Revolucionari marksist, Trotsky, ishte bërë shok i mirë, madje edhe i dashur i piktores meksikane.