Loading...

Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Më mirë ata se kriminelët që ke ti në krah

[sgmb id=”1″]

E mënjëhershme ka qenë edhe kundërpërgjigja e Kryemadhit nga Pogradeci kundrejt deklaratave të Ramës sot në Asamblenë e PS-së. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me punësimet në institucione të ndryshme.

Rama tha se në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, institucion i drejtuar nga LSI ishte punësuar edhe një këngëtar por Kryemadhi deklaroi se më mirë të punosh dhe të kesh miq këngëtarë se kriminelë. Ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama se qeveris shtëpinë e tij me kriminelët.nd

Kriminelet që Edi Rama ka zgjedhur për t’i pasur në krah nuk kanë për ta mbrojtur dot. Epoka e sundimit të krimit të organizuar do të marrë fund. Më mirë të kesh një infermiere, një këngëtar, një mësues, një shtëpiake, një pensionist dhe një të papunë për ta pasur shok e mik, të rrish e të punosh me ta, se sa të jetosh me kriminelët që Edi Rama ka zgjedhur për të drejtuar Shqipërinë. Edi Rama mund të qeverisë shtëpinë e tij me kriminelët, por Shqipërinë jo”, – tha Kryemadhi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com