[sgmb id=”1″]
Klanet mafioze janë të shtrira në qeverinë shqiptare dhe çdo ministër i qeverisë Rama përfaqëson një klan mafioz dhe çdo zv/ministër në çdo ministri përfaqëson një klan të tillë.
Kështu deklaroi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë prononcimit në emisionin “Opinion”.
Ndër të tjera Kryemadhi shtoi se të gjitha ministritë janë me nga katër ministra dhe secili prej tyre është përfaqësues i një klani mafioz.
Më herët gjatë fjalës së saj, Kryemadhi theksoi se LSI i pranon gabimet e saj që ka bërë gjatë qeverisjes me Edi Ramën, pasi nëse kjo forcë politike nuk do t’i kishte bërë këto gabime, sot, Edi Rama nuk do ishte kryeministër.