Loading...

‘Ki kujdes, mos komuniko, hidhe….’ si shqiptarja ndihmonte bandën e Habilajve për trafikun në Itali

[sgmb id=”1″]

Ka qenë kyç roli i Brunilda Alikajt në ndihmën që i jepte bandës së Moisi Habilajt në trafikun e drogës në Itali.

“Panorama” zbardh sot pergjimet në bordin e automjetit te cilat hedhin drite se Habilajt dhe bashkëpunëtorët e tij, me qëllim që të shmangnin mundësinë e përgjimit, përdornin metodat e komunikimit e njohur si citofon, të cilat i kishin ekskluzivisht për përdorim brenda tyre dhe bashkëpunëtorët e substancave narkotike.

Në mënyrë të thjeshtësuar merrej në telefon kontakti dhe Maridian Sulaj merrte nga Brunilda Alikaj këshilla se si të shmangte zbulimin nga ana e telefonit celular.

*Përgjimi ambiental në bordin e autoveturës “BMW”, me targë BZ140RJ, në përdorim të Maridian Sulajt.

Data 16.01.2016, Brunilda fton Maridianin që të tregohet shumë i kujdesshëm me telefonin, sidomos në Itali.

Në orën 20:06:57, Maridiani propozoi marrjen e disa telefonave:

Maridian Sulaj: Mirë, dakord, me ata (telefonat) që përdorim ne, nuk ka arsye pse të kemi probleme.

Brunilda Alikaj: Jo!

Maridian Sulaj: Po çon mesazh?

Brunilda Alikaj: Jo!

Maridian Sulaj: Ai nuk e di kush jam unë…? (Nuk përfundon fjalinë).

Brunilda Alikaj: Aspak…!

Maridian Sulaj: Dakord, por pozicionin arrin ta gjej? D.m.th që ky telefon rri në shtëpinë time… në të tillë vend?

Brunilda Alikaj: I arrin… i arrin.. Hidhe.. Lëre të fundit dhe hidhe…

Maridian Sulaj: Ah?

Brunilda Alikaj: Po hidhe… pak numra janë…?

Maridian Sulaj: Jo… Jo… telefonin e lë në shtëpi (bëhet fjalë për telefonin “cifoton”).

Brunilda Alikaj: Kuptoj…

Maridian Sulaj: Atij i shkon pozicioni im, që ky telefon është në këtë rrugë, në këtë vend?

Brunilda Alikaj: Po i shkon…

Maridian Sulaj: Akoma…?

Brunilda Alikaj: Për këtë arsye po të them. Ki kujdes… mos komuniko… mbaje në makinë… në makinë poshtë… ajo rri poshtë… sinjalin e kap antena…

Maridian Sulaj: Akoma me atë…

Brunilda Alikaj: Por nuk mund ta marrë se kush është…

Maridian Sulaj: Po, e vërtetë sepse janë shumë hyrje… (janë shumë apartamente).

Brunilda Alikaj: Janë shumë hyrje… por pastaj me antenën nuk gjendet shtëpia… shtëpitë jo… por ai gjen zonën. Jo shtëpinë… (ndërpritet përgjimi)

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com