[sgmb id=”1″]
Një sasi prej 133 kg marijuane eshte kapur ne kufirin greko-shqiptar. Droga u kap ne Nerajdha, Igumenice.
Policia ndoqi mjetin qe vinte nga kufiri i gjelbër, por drejtuesi braktisi mjetin dhe u largua ne këmbë. Policia gjeti ne mjet 79 pako me 133 kg 140 gram marijuane. Vazhdoi ndjekja dhe u arrit te kapej drejtuesi, shtetas shqiptar 36-vjec, i cili rezultoi i kerkuar me urdher arresti te prokurorit te Athines per shkelje te rregullave mbi emigracionin.