[sgmb id=”1″]
Kur Hitleri urdhëroi bombardimet në Londër dha një porosi të veçantë për gjeneralët e tij dhe për flotën ajrore, që nga 1940 deri në 1941 lëshuan me mijëra bomba mbi vendin ishullor.
Zona më e prekur prej bombardimeve ishte jugu i Londrës. Në këtë rajon të kryeqytetit britanik thuajse të gjitha pallatet u shkërmoqën, ndërsa të tjerë u dëmtuan nga shpërthimet.
Por, një bllok ikonik i “Art Deco” mbeti i paprekur nga sulmet. Në atë kohë qarkullonin thashetheme në Londër se ky bllok pallatesh ishte një strehëz spiunësh të të gjithë kampeve, ndaj deri vonë besohej se ishte arsyeja që u kursye nga Hitleri.
Tani, historiani Gregory Vincent mbërrin me një pretendim të ri. Sipas tij, kur Hitleri lëshoi urdhrin për bombardimin e Londrës kërkoi që blloku i pallateve “Art Deco” të shmangej dhe arsyeja ishte se në rast fitimi të luftës ta përdorte këtë bllok për zyrat qendrore të nazistëve në kryeqytetin britanik.