[sgmb id=”1″]
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me anë të një statusi në Facebook ka “zbuluar” njerëzit e vetëm që nuk kërcënohen nga Vettingu në vend. Manjani shkruan se ata janë politikanët, sipas tij shkaktarët e të gjithë të këqijave në vend.
Duke theksuar se parellinjtë do ia hedhin si gjithmonë, Manjanishton se do e “hanë” vetëm zyrtarët që iu kanë shërbyer politikanëve.
Postimi në Facebook
“Vetting për të tërë…Vetëm për shkaktarët e të gjithë të këqijave, politikën, nuk ka vetting! Të gjithë të tjerët kërcënohen me vetting! Gjykatës, prokurorë, administratorë publikë dhe policë; të gjithë janë nën kërcënimin e vetting-ut! Ndërkohë punët e shtetit, që natyrshëm duhet ti kryenin “të kërcënuarit”, tashmë i kryejnë shkaktarët e të keqes: POLITIKANËT! Kulmi!E thonë pastaj se “po bëjnë shtet”. Pika i rëntë edhe këtij shteti, që nuk lëviz po nuk urdhëroi politikani!Ndërkohë njerëzit presin të flasë Ambasadori X. Presin të “zbarkojnë aleatët”…. Kulmi! Që në ‘45 ky avaz! Po aleatët hiç!Nuk vijnë more jo! Mblidhni mendjen e shtrengoni politikanët që votoni këtu! Ata e kanë në dorë!Nëse nuk i vettoni, të paktën mos i votoni! Bëni atë që keni në dorë!Ndërkohë ata zyrtarë që i kanë shërbyer politikanëve, u bëftë mirë vettingu! Se vetëm ata do e “hanë”.Parellinjtë do ja hedhin, si gjithmonë”, -shkruan Manjani.