[sgmb id=”1″]
Infektoi 32 persona me HIV, gjyakata i dha 24 vite burg Valentino Talluto, një intalian një 30-vjecar. Vendimi u dha dje nga Gjykata e Asizit në Romë, pas më shumë se 10 orësh seancë maratonë.
Sipas “Tgcom’ gjatë kohës që italianit i është komunikuar vendimi, ai nuk ka reaguar, ndërsa viktimat kanë shpërthyer në lot e përqafime. Ndërkohë, prokuroria kishte kërkuar ‘burg përjetë’ për të riun. Sipas gjyqtares Elena Neri, rasti në fjalë është shumë i rëndë, ndërsa shtoi se kjo nuk kishte ndodhur deri më tani në Itali.
Talluto-s i atribuohen 57 raste, 32 infeksion direkt me hiv, ndërsa 24 të tjera fatmirësisht nuk ishin kontaminuar, për shkak të përdorimit të antibiotikëve. Nga hetimet doli se djali kishte pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtura që nga viti 2006. Ndërkohë, thuhet se mes ‘viktimave’ janë edhe vajza minorene të cilat janë infektuar me HIV.