[sgmb id=”1″]
Gazetarët Artan Hoxha dhe Klodiana Lala teksa diskutonin për çështjen “Tahiri” në studion e emisionit “Studio e Hapur” në News 24 zbuluan emrin e një bosi droge që sipas tyre, është lënë i lirë.
Ndërsa Hoxha ngulte këmbë se prokuroria nuk kishte prova për të arrestuar Tahirin, gjë që sipas tij duhet ta bënte edhe me krerë të tjerë policie, i kujtoi asaj rastin e një personi, që sipas tij, ishte liruar padrejtësisht.
Artan Hoxha: Kush ka dalë para 2 mujash nga burgu?
Klodiana Lala: Po e di shumë mirë, rasti i Renato Caushit
Kujtojmë se ky i fundit u arrestua më 3 qershor si pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës Shqipëri-Itali, nën operacionin e koduar “Viluni”, por u lirua nga apeli i Krimeve të Rënda, Renato Caushi. Renato Çaushi, tepelensi i akuzuar si ‘bossi’ i kanabisit në Jug njihej edhe si shok i të ndjerit Elton Çiço.