[sgmb id=”1″]
Pas shkarkimeve masive në policinë e Elbasanit dhe atë të Lushnjes,drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka dhënë detaje rreth zhvillimeve më të fundit në këtë drejtori, duke i motivuar shkarkimet me paaftesinë e policisë dhe drjetuesve të saj për përplasjen më të fundit të shtatorit në Elbasan, mes familjeve Çapja dhe Çela, të cilat kanë sjellë edhe gjakderdhje.
Ndërkohë një aksion i policisë i datës 18 shtator në Elbasan solli edhe përplasjen e bluve me njerëzit e biznesmenit Petrit Çela. Djali i këtij të fundit, Suel Çela dhe shoku i tij Enea Bekteshi goditën me një “Audi” të blinduar automjetin e zv/drejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi.
“Ngjarja e Elbasanit ishte cënim i imazhit për punë e Policisë së Shtetit.Pas hetimit të kryer nga Drejtoria e Standardeve profesionale por edhe duke vlerësuar raportin e detajuar të ankesave strukturat drejtuese dhe operues në drejtorinë vendore Elbasan ishin të paafta për menaxhimin e situatës së datës 12 shtator”- tha ai. Sipas tij, pamjet filmike ishin tronditëse, pamjet treguan paaftësinë e policisë.
Policia e Elbasanit nuk ishte në lartësinë e duhur për një ngjarje të rëndë.
Kush ikën
Lirohet nga detyra drejtori i Policisë së Elbasan, Arben Dashi
Shkarkimin e zv/drejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi
Shkarkimin e Shefit të Komisariatit, Zija Sula.
Çako bën me dije se janë shkarkuar edhe të gjithë shefat e sektorëve dhe inspektorë në zonat ku kanë ndodhur ngjarjet. “Policia e Elbasanit do ti nënshtrohet një strukturimi dhe në këtë detyrë është komanduar, drejtues Altin Qato, i cili aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Rendit në Policinë e Shtetit”- tha Çako.