Loading...

Grushta e shkelma gjatë shoqërimit në polici

[sgmb id=”1″]

Kundërshtojnë me dhunë punonjësit e Policisë së Rendit, gjatë shoqërimit të tyre në Komisariat, arrestohen në flagrancë dy shtetas, njëri prej të cilëve kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij në banesë.

Në pranga ranë shtetasit:

• Franci Ganolli, 22 vjeç, banues në Korçë.

Sepse shtetasi i mësipërm, dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike e psikologjike në banesë ndaj nënës së tij shtetases A.G, 76 vjeçe, banuese në Korçë. Gjithashtu edhe

• Edmond Bahiti, 22 vjeç, banues në Prrenjas.

Sepse shtetasi i mësipërm dyshohet të jetë konfliktuar fizikisht pas një konflikti të çastit, me shtetasin F.D, 39 vjeç, banues në Pogradec.

Të dy shtetasit e mësipërm, gjatë shoqërimit të tyre në ambjentet e Komisariateve respektive Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme lidhur me këto raste, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së Rendit gjatë ushtrimit të detyrës.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale : “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Dhuna në familje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga nenet 236/2, 130/a e 90 të Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com