[sgmb id=”1″]
“S’u vranë ata që duhej, por u vra nipi im”. Gjyshja e Zamir Latifit, një prej viktimave të atentatit që ndodhi në Lushnjë, me lot në sy ka shprehur dhimbjen për ngjarjen e trishtë që tronditi familjen e tyre.
Sakaq, një dëshmitar okular nga vendi i ngjarjes ka treguar për ‘News24’ momente nga krimi në qendër të Lushnjës.
Sipas tij automjeti i agresorëve, brenda të cilit ndodheshin 4 persona erdhi nga qendra e qytetit.
Dëshmitari pohoi se 3 prej tyre, pasi zbritën nga makina hapën zjarr me kallashnikovë në drejtim të djemve, ku lëshuan 41 plumba, duke lënë të vdekur Zamir latifin dhe Jurgen Hoxhën.